Aktualitet

I vranë të birin me thikë, nëna e 15-vjeçarit shqiptar në lot: Prisja të ndryshonte, rrinte me njerëz jo të mirë

24 Shtator 2019, 13:57 Nga DOSJA
I vranë të birin me thikë, nëna e 15-vjeçarit

ANGLI– Nëna e shiptarit të vrarë Elton Gashaj ka treguar detaje mbi jetën e të birit para se të ndodhte sherri fatal. Në një prononcim për mediat lokale, ajo tregon se 15-vjeçari ishte zënë shumë herë të tjera me disa të rinj dhe se shoqërohej me njerëz jo të mirë.

Madje kur njëherë kishte thyer krahun, e ëma e përlotur tregon se Eltoni e kishte gënjyer duke i thënë se kishte rënë nga biçikleta. Këto gjëra, nëna e të miturit me origjinë nga Kosova tregon se ja ka thënë edhe policisë.

I kam thënë policisë se djali im nuk ishte i sigurt. Dy apo tre herë është zënë me disa djem. Kishte thyer krahun, më tha se ra nga biçikleta, por ai shoqërohej me njerëz jo të mire; mua më thoshte se do të ndryshojë,”- mësohet të jetë shprehur nëna e Gashajt.

Elton Gashaj, mbeti i vdekur pas një sherri me thika në Londër. Ngjarja ndodhi në zonën Salt Hill Park, Slough, Berkshire. Sipas policisë kjo ngjarje e rëndë ka ardhur pas një përplasjeje mes dy grupeve që merreshin me shitje të lëndëve narkotike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angli elton gashaj vritet shqiptari elton gashaj angli elton gashaj vritet shqiptari elton gashaj

Sondazh

Poll