Sport

VIDEO/ Në Egjipt, një arbitër u pezullua pasi anuloi një gol, falë telefonit të një tifozi...

Federata e Futbollit Egjiptian njoftoi të mërkurën se një gjyqtar egjiptian dhe ndihmësit e tij janë pezulluar, pasi përdorën një celular për të mos lejuar një gol në një ndeshje të kategorisë së dytë.

22 Mars 2023, 15:41 Nga DOSJA

VIDEO/ Në Egjipt, një arbitër u pezullua pasi anuloi një

EGJIPT - Pas përballjes mes Suezit dhe Al-Nasr, gjyqtari Mohamed Farouk u pezullua për përdorimin e telefonit, të një tifozi për të parë një përsëritje të një goli. Sistemi i asistencës-video nuk përdoret në divizionin e dytë egjiptian. 

Al-Nasr mendoi të barazonte pak minuta nga fundi, por goli u anulua përfundimisht nga arbitri, i cili përdori për këtë "zgjidhje alternative" për të zbuluar një dorë.

Ndërsa Suez e fitoi këtë ndeshje (3-1) në pesëmbëdhjetë minutat të kohës shtesë, Farouk u largua nga fusha nën mbrojtjen e policisë, mes protestave të lojtarëve dhe zyrtarëve të Al-Nasr, të cilët kërcënuan të ngrinin një padi ligjore kundër arbitrit për shkelje të rregullave.

Federata egjiptiane tha në një deklaratë, se portugezi Vitor Pereira, i cili zëvendësoi Mark Clattenburg të Anglisë në krye të Komitetit të Arbitrave, ka vendosur të pezullojë të gjithë stafin e arbitrave për një periudhë të pacaktuar. 

“Komiteti ka vendosur të hetojë incidentin kur Mohamed Farouk, arbitri i ndeshjes, përdori celularin për të parë një nga pamjet e ngjarjeve të ndeshjes”, thuhet në këtë komunikatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll