Sport

Agim Ademi, presidenti i Federatës së Kosovës (FFK), do të ndalohet për 48 orë…

I është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimet”.

22 Mars 2023, 15:56 Nga DOSJA
Agim Ademi, presidenti i Federatës së Kosovës (FFK), do të
Agim Ademi

KOSOVE - Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimet”.

Në një komunikatë për media është thënë se Prokuroria, bashkë me policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çështjet penale. Agim Ademi është zgjedhur në krye të FFK-së në korrik të vitit 2018.

Njoftimi: “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”.

B.T (Dosja.al)

agim ademi

Sondazh

Poll