Sport

Argjentina në ekstazë! 900 mijë kërkesa për miqësoren ndaj Panamasë në Monumental. 130 mijë gazetarë kërkojnë akreditim…

Futbolli ka bashkuar përsëri Argjentinën. Kampionët e botës do luajnë ndeshjen e parë pas Botërorit të Katarit, në një miqësore ndaj Panamasë. Thyen rekordet e kërkesave për bileta në vendin e Amerikës Latine.

22 Mars 2023, 15:24 Nga DOSJA
Argjentina në ekstazë! 900 mijë kërkesa për

ARGJENTINE - Futbolli ka bashkuar sërish Argjentinën. Kampionët e botës do të luajnë ndeshjen e parë pas suksesit në Botërorin e Katarit, në një miqësore ndaj Panamanë, duke thyer edhe rekordet e kërkesave për bileta.

"SportMediaset" në Itali bën me dije se në stadiumin "Monumental" (River Plate) në Buenos Airesit do të jenë 83 mijë tifozë, me bileta, ndërkohë që kërkesat për të qenë në këtë ndeshje janë 10-fish më tepër.

Raportohet se afro 900 mijë persona kanë dashur të ndjekin ekipin kombëtar që është shpallur kampion bote, teksa Federata e Futbollit në Argjentinë ka pasur edhe 130 mijë kërkesa nga gazetarët për akreditime, në një stadium me 334 vende për gazetarët.

Duket se mëngjesin e së premtes, kryeqyteti i Argjentinës do të bllokohet sërish, pasi do të bëhet edhe festa për trofeun e Kupës së Botës dhjetorin e shkuar. Interesi për të parë Messin me shokë, në ndeshjen e parë pas Kupës së Botës është i jashtëzakonshëm. Të gjithë duan të jenë në “Monumental”.

Biletat për të parë skuadrën ‘Albiceleste’ edhe pse kushtonin nga 60-250 euro, u shitën në kohë rekord. Bileta më e shtrenjtë kushtonte më shumë se gjysma e pagës mesatare në vendin e Amerikës Latine, me Argjentinën që është prekur nga kriza financiare për shkak të inflacionit në rritje.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Claudio Tapia, pranoi se “çmenduria për Argjentinën është totale” dhe se miliona tifozë që mbetën pa biletë do ta ndjekin ndeshjen direkt në televizion, duke qenë se ajo do të transmetohet pa pagesë.

Itinerari i lëvizjes së kombëtares mbahet sekret nga frika e bllokimit të autobuzit të kombëtares nga turmat e tifozëve. Nga ana tjetër, trajneri i Argjentinës, Scaloni tregoi se shumica e lojtarëve që do jenë në fushë janë ata të finales së fituar kundër Francës në "Katar 2022".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll