Aktualitet

“Është garë e padrejtë, pse nuk jep dorëheqjen Arta Marku?”, si përgjigjet Gent Ibrahimi për kryeprokuroren

24 Shtator 2019, 11:32 Nga DOSJA
“Është garë e padrejtë, pse nuk jep dorëheqjen

Tiranë-Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së po raporton para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Reformës në Drejtësi, për punën që po bëhet për ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Ai ka folur për çështjen sensitive të Bujar Sheshit, për të cilin është shprehur se përgjigja e Autoritetit të Dosjes  për të ka ardhur me 3 muaj vonesë.

“Ne i kemi marre pyetjet tuaja. Pyetja e parë nga komisioni është nëse këshilli i ka shqyrtuar raportet e miratuara nga komisioni i pavarur per kordinim. Jane tre raporte të drejtuara ndaj këshillit. Autoriteti i dosjeve duhet të përgjigjej brenda 7 ditësh për verifikimin e kandidateve për Këshillin e Emerimeve të Drejtesisë. Përgjigja për Prokurorinë e Përgjithshme nga ana e Autoritetit te Dosjeve për Bujar Sheshin erdhi 3 muaj me vonë. Këshilli arriti në përfundimin se përgjigja e Autoritetit te Dosjes për Sheshin nuk ishte e plotë dhe përfundimtare. KLP priti procedurat e gjykatës per Bujar Sheshin”, tha Ibrahimi.

Nuk ka munguar edhe një pyetje për garën për prokuror të Përgjithshëm nga Sajmir Visha për të cilin është përgjigjur se në këtë garë nuk ka pabarazi.

Debati: 

Sajmir Vishaj: Pse nuk e jep dorëheqjen Arta Marku, gara është e pabarabartë nëse ajo mban postin?

Ibrahimi: Hera e pare per këshillin që të sheshojmë garën për Prokurorin e Përgjithshëm. 15 prokuroret e zgjedhur nga KLP për të shërbyer në SPAK shmangën pabarazinë. Ne kemi një rregullore, drejtësia vlerëson kandidatet nëpërmjet kritereve. I jep mundësinë të tregojnë vlerat kandidatet. Ne duhet të përpiqemi të tregojmë aftësitë e kandidatit. Këshilli ka miratuar listen me 15 kandidatët për SPAK, një prokuror që të shërbej në prokurorinë e posaçme duhet të ketë kaluar Vettingun. 

Për dy kandidat SPAK që kanë kaluar Vettingun në shkallën e parë është bërë ankimim pranë KPA, këshilli duhet të marr vendim nëse SPAK do te krijohet me me pak se 10 anëtarë. 

Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuror gent ibrahimi ibrahimi raporton në kuvend gara për kryeprokuror gent ibrahimi ibrahimi raporton në kuvend

Sondazh

Poll