Bota

VIDEO-VIRALE/ Ishte LIVE në emision, prezantuesja nuk ndihet mirë, shihni momentin kur i bie të fikët dhe rrëzohet në dyshemenë e studios

Kamerat kanë filmuar momentin kur prezantueses kolumbiane, Elianis Garrido 35 vjeç, i bie të fiktë pasi vë re se nuk ndihet mirë dhe më pas rrëzohet në dyshemenë e studios. 

22 Mars 2023, 11:41 Nga a.l
VIDEO-VIRALE/ Ishte LIVE në emision, prezantuesja nuk ndihet mirë,
Prezantuesja Elianis Garrido

KOLUMBI- Një video është duke u bërë virale në rrjet, ku shihet se si një prezantuese rrëzohet në tokë, gjatë transmetimit LIVE të emsionin të saj 'Lo Se Todo' (Unë di gjithçka) në Canal 1 në pronësi të shtetit. Kamerat kanë filmuar momentin kur prezantueses kolumbiane, Elianis Garrido 35 vjeç, i bie të fiktë pasi vë re se nuk ndihet mirë dhe më pas rrëzohet në dyshemenë e studios. 

Ajo papritmas mbulon fytyrën me duar dhe rrotullohet në karrigen e saj përpara se të rrëzohet përtokë, ndërsa kamera shkëputet për të treguar kolegun e saj të shqetësuar Ariel Osorio, i cili bëri thirrje për një pushim reklamash. Një kamerë e sipërme tregon momentin kur anëtarët e ekuipazhit nxitojnë për ta ndihmuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Pasi Garrido u dërgua me urgjencë në spital, Osorio u tha shikuesve se ajo vuante nga probleme respiratore. Prezantuesja María Fernanda Romero tha se Garrido nuk ndihej mirë për disa ditë për shkak të ndryshimeve në klimë. Garrido, e cila ka 6.2 milionë ndjekës në Instagram dhe 673,000 në Facebook, nuk ka reaguar publikisht për episodin e pazakontë.  Incidenti i saj ndodhi dy ditë përpara se meteorologia Alissa Schëartz të rrëzohej gjithashtu gjatë një shfaqjeje live në CBS Los Angeles. 

elianis garrido

Sondazh

Poll