Bota

Të pakënaqur me pagat/ Mjekët gjermanë hynë në grevë, kërkojnë rritje rroge dhe kushte më të mira pune

Ajo ka bërë thirrje për greva të mëtejshme në shtetet e tjera më 30 mars.

22 Mars 2023, 09:29 Nga a.l
Të pakënaqur me pagat/ Mjekët gjermanë hynë në
Mjekët gjermanë

GJERMANI- Mjekët që punojnë në spitalet komunale anembanë Gjermanisë kanw bojkotuar vendet e punws duke kërkuar paga dhe kushte më të mira. Në Hamburg, rreth 2,000 mjekë marshuan në qendër të qytetit duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Punë e mirë - pagë e mirë". Greva kishte në shënjestër spitalet publike në shtatë nga 16 shtetet e Gjermanisë dhe spitalet private, si dhe në një të tetën, shkruajnë mediat e huaja. 

Sindikata e mjekëve Marburger Bund po kërkon kompensim për inflacionin që nga rritja e fundit e pagave në vjeshtën e 2021 plus një rritje prej 2.5% për 55,000 mjekë spitalorë. Ajo ka bërë thirrje për greva të mëtejshme në shtetet e tjera më 30 mars. Shoqata e punëdhënësve VKA tha se kërkesat për kompensim inflacioni dhe rritje page ishin të paarsyeshme.

proteste ne gjermani

Sondazh

Poll