Sport

Lufta në Ukrainë/ "Nuk kam ndjerë kurrë, kaq shumë urrejtje", pranon e habitur me tenistja bjelloruse Sabalenka…

Numri dy i botës, bjellorusja Aryna Sabalenka u ankua të martën se ishte përballur me "urrejtjen" nga disa ukrainas në turnetë ndërkombëtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

22 Mars 2023, 07:42 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ "Nuk kam ndjerë kurrë, kaq shumë

SHBA - “Ishte vërtet shumë e vështirë për mua, sepse kurrë nuk kisha hasur kaq shumë urrejtje në dhomat e zhveshjes”. Aryna Sabalenka foli të martën në Miami në hapësirat e turneut WTA, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me atë që ajo e përshkroi si "tensione" midis saj dhe lojtarëve ukrainas. 

“Natyrisht në Instagram ka shumë njerëz që ju urrejnë sapo humbisni ndeshjet, por atë që kam përjetuar në dhomat e zhveshjes, nuk e kisha përballur kurrë”, vazhdoi ajo.

“Nuk jemi grindur, por kemi pasur biseda të çuditshme, jo me vajzat, por me stafin e tyre. Vërtet ishte një kohë e vështirë, por tani është më mirë”,- dëshmoi kampionia bjelloruse, e cili ka të drejtë të garojë në turnetë botërore, por nën një flamur neutral, si dhe atletët rusë. “E kisha të vështirë të kuptoja se ka kaq shumë njerëz që më urrejnë pa asnjë arsye. Domethënë, unë nuk kam bërë asgjë,”- këmbënguli fituesja e Australian Open .

Në Indian Wells javën e kaluar, ukrainasja Lesia Tsurenko u tërhoq në vend që të përballej me Sabalenka, duke thënë se ajo pati një "sulm paniku" pas një bisede me CEO të WTA Steve Simon, i cili u përpoq të justifikonte faktin, se rusët dhe bjellorusët nuk ishin të përjashtuar nga turneu.

Sabalenka pretendon se është më mirë tani: “E kuptova se nuk ishte faji im dhe se nuk u kisha bërë asnjë të keqe. Dhe jam e sigurt se atletët e tjerë rusë dhe bjellorusë nuk u kanë bërë asgjë ukrainasve. Sapo kuptova se të gjitha këto janë emocione dhe duhet t'i injoroj ato, të përqendrohem te vetja (...) Nuk mund t'i kontrolloj emocionet e njerëzve të tjerë," shpjegoi ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll