Sport

Te kombëtarja e "Tre Luanëve", ngacmojnë Boukayo Saka për shkak të Kim Kardashian

Boukayo Saka bisedoi me video me Kim Kardashian, pasi Arsenali u eliminua nga Sporting dhe bashkëlojtarët e tij te “Tre Luanët” shfrytëzuan rastin për ta ngacmuar.

21 Mars 2023, 19:46 Nga DOSJA

Te kombëtarja e "Tre Luanëve", ngacmojnë Boukayo Saka

ANGLI - Nuk kanë kaluar shumë ditë nga eliminimi i Arsenalit nga Sportingu në Europa League, çka iu “akumulua” nga disa tifozë të skuadrës londineze për praninë e Kim  Kardashian në Emirates.
Twitteri mori... flakë dhe e quajtën mes të tjerash edhe “ters”. 

Mirëpo pas ndeshjes, ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, kontaktoi amerikanen dhe fëmijët e saj përmes video-telefonit dhe kërkoi falje atyre që nuk i kishte parë për t'u dhënë edhe fanela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GOAL (@goalglobal)

Kim Kardashian e fali atë dhe i tha se do të shfaqet sërish në Londër kur Arsenali të fitojë Premier League. Video telefonata e Sakas me Kardashian u bë virale në Angli dhe bashkëlojtarët e tij të kombëtares prisnin që ta ngacmonin.

“Luanët” kanë nisur stërvitjet për kualifikueset e Euro 2024 dhe ndeshjet kundër Italisë (24/3) dhe Ukrainës (26/3) dhe sigurisht aty u thirr edhe Saka.

Kur shokët e tij të skuadrës në Angli e panë, filluan ta ngacmonin për Kardashian: "Tani ai po flet me Kardashian dhe nuk po na sheh neve."

Sigurisht që e kanë bërë për qejf dhe të gjithë... kanë shpërthyer në të qeshura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll