Sport

“Kur Shakira qante, vjehrra e saj e dinte që Pique po më tradhëtonte, por ajo heshtte”...

Sipas raportimeve, nëna e Gerard Pique e dinte se djali i saj po e tradhëtonte Shakirën me Clara Kia, por heshti për të mbrojtur djalin e saj.

21 Mars 2023, 20:06 Nga DOSJA

“Kur Shakira qante, vjehrra e saj e dinte që Pique po më

SPANJE - Me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë po shfaqen informacione rreth historisë së ndarjes së Gerard Pique me Shakira, pas një lidhjeje prej njëmbëdhjetë vitesh dhe dy fëmijëve. 

Raportet më të reja zbulojnë, se nëna e qendërmbrojtësit veteran spanjol, Montserrat  Bernabeu e dinte që djali i saj kishte një marrëdhënie paralele me Clara Kia-n dhe madje po e “mbulonte” atë.

“Kur Pique dhe Clara Kia filluan lidhjen e tyre, ata u strehuan në një shtëpi në pronësi të prindërve të Pique në Cabrils. Ndërsa Shakira qante mbi shpatullën e vjehrrës së saj, ajo ishte bashkëpunëtore në fshehjen e kësaj marrëdhënieje të re”,- ka thënë gazetarja spanjole Laura Fa.

“Kur Shakira qante, vjehrra e saj e dinte që Pique po më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll