Sport

SHOKUESE! Ka mposhtur Argjentinën në Botëror, por tani do të ulet në stolin e një kombëtareje femrash. Pritet zyrtarizimi...

Pak muaj pas këtij dueli epik në Katar, krijuesi i asaj mrekullie, trajneri i kombëtares saudite Herv Renard mund të kthehet në vendlindje.

21 Mars 2023, 21:28 Nga DOSJA
SHOKUESE! Ka mposhtur Argjentinën në Botëror, por tani do të

FRANCE - Në Botërorin e Katarit, Arabia Saudite bëri surprizën më të madhe të turneut duke mposhtur Argjentinën 2-1 në fazën e grupeve.

Pak muaj pas këtij dueli epik në Katar, ‘mrekullibërësi’ i saj ngjarjeje dhe trajneri i sauditëve, Herv Renard, mund të largohet nga kjo kombëtare për një punë në futbollin e femrave.

Përkatësisht për të është interesuar kombëtarja e Francës për femra dhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim të madh, së shpejti ai do të ulet në pankinën e “Tricolorëve” deri në fund të marsit.

Renard është një nga emrat më të famshëm të futbollit në Afrikë, ku ai fitoi kampionatin e kontinentit në dy raste, me Zambian dhe Bregun e Fildishtë.

Kjo do të jetë mundësia e tij për t'u rikthyer pas tetë vitesh në vendlindjen e tij, të cilën e la në vitin 2015 kur u largua nga pankina e Lille.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll