Sport

“Do të ishte mirë të luaja në Olimpiadën e Paris 2024”: Giroud 'i pangopur' me trofe: “Më mungon një medalje e tillë”…

Sulmuesi i 'Bluve', i mbetur në vendin e 36-të në listën e Didier Deschamps për muajin mars, shpjegoi se sfida e Olimpiadës së Parisit mund ta interesojë atë.

22 Mars 2023, 07:24 Nga DOSJA
“Do të ishte mirë të luaja në Olimpiadën e Paris

FRANCE - Nuk është në të vërtetë një objektiv, pasi ai "nuk e kishte menduar". Por Olivier Giroud shpejt mori qëndrim kur, gjatë një interviste me Europe 1 të martën, u pyet për mundësinë për të luajtur në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024, me synimin për të kërkuar një medalje në shtëpi në fanelën e ekipit francez.

“Do të ishte mirë të luaja në Olimpiadë, të merrja pjesë në Olimpiadë për vendin tim, padyshim. Është diçka që mungon në listën time”,- tha 36-vjeçari francez që nuk dëshironte të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar, edhe pse pasi në Botërorin e Katarit përfundoi me humbje në finale ndaj Argjentinës.

Por lojtari i AC Milan, i cili figuron në listën e Didier Deschamps për ndeshjet e muajit mars, së pari po mendon të luajë në Euro pas një viti, ‘play-off’-i për të cilin nis të premten. Sa i përket Olimpiadës, Olivier Giroud atëherë do të ishte 37 vjeç, një moshë që do ta detyronte të vendosej në kuotën e tre lojtarëve mbi 23 vjeç, siç kërkohet nga FIFA për Olimpiadën.

Historia nuk ka përfunduar…

“Është gjithmonë një kënaqësi të jesh pjesë e këtij ekipi, me kombëtaren në Clairefontaine. Historia nuk ka mbaruar, unë dua akoma”,- këmbënguli golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës franceze. Ishte ideale të ndalesh pas një finale, një Botërori të suksesshëm me këtë rekord të thyer,”- thotë ai.

Por, megjithatë, as kjo, as largimet ndërkombëtare të Hugo Lloris, Raphaël Varane dhe Steve Mandanda, nuk vendosën që ai t'i japë lamtumirën skuadrës franceze. "Unë dua t'u jap kënaqësi fëmijëve të mi",- këmbëngul Olivier Giroud. Me një gol, i 54-ti në fanelën trengjyrësh, nga mbrëmja e së premtes ndaj holandezëve? Duhet pritur…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll