Sport

Ancelotti-Real, e ardhmja në ekuilibër! Ai tërhiqet nga Brazili, ‘blancos’ nga Raul...

Në garë për pankinën madrilene janë edhe Pochettino dhe Tuchel

21 Mars 2023, 21:52 Nga DOSJA
Ancelotti-Real, e ardhmja në ekuilibër! Ai tërhiqet nga Brazili,

SPANJE - Në Spanjë, numri i përgjithshëm i emrave për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në pankinën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm, sa vjen dhe shtohet. 

Në fakt, nuk është mister që trajneri italian mund të largohet nga Spanja, në kërkim të stimujve të rinj: në muajt e fundit trajneri është afruar me Brazilin, i cili, jo çuditërisht, ka punësuar një trajner ‘pro tempores’ në pritje të vendimeve nga Ancelotti. 

Në Madrid tashmë kanë ecur përpara dhe kandidaturat e para po qarkullojnë mes të rinjve në zhvillim, “safe use” dhe të huajve.

Gazeta "El mondo deportivo" madje hartoi një listë me "kandidatët e përshtatshëm". Për gazetën sportive në krye të preferencave do të ishte një emër i lavdishëm i vjetër si Raul, aktualisht trajner i Castillas, i cili deri më tani ka drejtuar vetëm “blancos” të vegjël. 

Ashtu siç ka ndodhur prej vitesh, ka qarkulluar emri i kandidatit të përjetshëm Pochettino. Argjentinasi aktualisht është pa skuadër. Nuk përjashtohet as gjermani Tuchel, i cili ka plot suksese me Dortmundin, Paris Saint Germain dhe Chelsean. 

As Xabi Alonso, Oliver Glasner dhe Aberloa, nuk përjashtohen. Pastaj janë "kuajt e kthimit" Zinedine Zidane, i cili është pa ekip dhe Josè Mourinho. Portugezi është i fokusuar në përvojën e tij me Romën, por asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll