Bota

Kërcënoi se do të digjte Kuranin në Ditën e Ramazanit, politikanit danez i ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe

Paludan ka mbajtur disa protesta në të cilat libri i shenjtë islamik është djegur, disa prej të cilave kanë çuar në kundërprotesta të dhunshme.

21 Mars 2023, 20:56 Nga a.l
Kërcënoi se do të digjte Kuranin në Ditën e Ramazanit,
Rasmus Paludan

BRITANI- Ministri i Sigurisë Tom Tugendhat ka deklaruar se një politikan danezo-suedez, Rasmus Palidan i ekstremit të djathtëështë ndaluar të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar pasi kërcënoi se do të digjte një kopje të Kuranit gjatë një vizite në Yorkshire, shkruan The Guardian. 

Paludan ka mbajtur disa protesta në të cilat libri i shenjtë islamik është djegur, disa prej të cilave kanë çuar në kundërprotesta të dhunshme. Në një video në Twitter të publikyuar disa ditë më parë ai tha se kishte planifikuar të digjte një kopje të Kuranit në një shesh publik në Wakefield kditën e shenjtë të nisjes së muajit të Ramazanit. 

Rasmus Paludan tha se do të udhëtojë nga Danimarka në ëakefield me qëllimin e vetëm për të djegur një Kuran në një vend publik. Z. Paludan ishte burgosur më parë në Danimarkë për deklaratat e tij urrejtje dhe raciste. Ai është një njeri i rrezikshëm që nuk duhet lejuar në këtë vend. A mundet sekretari i Brendshëm të më sigurojë mua dhe komunitetin tim se qeveria po merr masa për ta parandaluar këtë? Z. Paludan është shtuar në indeksin e paralajmërimeve dhe për këtë arsye udhëtimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte i favorshëm për të mirën publike dhe atij nuk do t'i lejohet qasja”, thuhet në deklaratë. 

Në janar, Paludan dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm, e cila u përshkallëzua në një mosmarrëveshje diplomatike midis Turqisë dhe Suedisë, me të parën që tani mban pezull kërkesën e vendit skandinav për t'u bashkuar me NATO-n.

rasmus paludan

Sondazh

Poll