Bota

Merr ilaçe diabeti për të humbur në peshë, Julia Fox u përgjigjet kritikëve

'Ozempic' është një injeksion që u jepet njerëzve me diabet të tipit 2, për të cilin ata që e kanë përdorur kanë raportuar se ndihmon edhe në humbjen e peshës. 

21 Mars 2023, 20:39 Nga a.l
Merr ilaçe diabeti për të humbur në peshë, Julia Fox
Julia Fox

SHBA- Modelja Julia Fox u është përgjigjur kritikave dhe thashethemeve se për humbjen e saj në peshë, ku shumë e akuzojnë atë për përdorimin e ilaçit 'Ozempic' për humbje peshe. 'Ozempic' është një injeksion që u jepet njerëzve me diabet të tipit 2, për të cilin ata që e kanë përdorur kanë raportuar se ndihmon edhe në humbjen e peshës. 

Në fakt, tashmë është kthyer në “modë” dhe janë të shumtë personazhet e famshëm që e përdorin për të përmirësuar trupin e tyre. Megjithatë, ajo mbart shumë rreziqe, sipas ekspertëve, dhe nuk është e aprovuar nga FDA për humbje peshe.

Disa personazhe të njohur si Elon Musk dhe Remy Bander, kanë deklaruar hapur në të kaluarën se e përdorin atë. Të tjerë, si Khloe Kardashian, e kanë mohuar kategorikisht se kanë ndjekur metoda të tilla. Julia Fox është një nga të famshmet e shumta në qendër të këtyre thashethemeve, sidomos pas deklaratave publike që bëri disa kohë më parë teksa ishte në një lidhje me Kanye ëest dhe tha se papritur humbi shumë peshë. 

julia fox

Sondazh

Poll