Bota

E braktisi në një pistë skish, i moshuari kërkon 300,000 dollarë dëmshpërblim nga aktorja Gwyneth Paltrow

Padia, e depozituar në vitin 2019, pretendon se aktorja ka bërë ski jashtë kontrollit dhe ka goditur Sanderson, i cili gjithashtu po bënte ski.

21 Mars 2023, 17:19 Nga a.l
E braktisi në një pistë skish, i moshuari kërkon 300,000
Gwyneth Paltrow

SHBA- Aktorja Gwyneth Paltrow është thirrur në gjykatë pasi akuzohet për plagosjen e rëndë të një burri në një aksident me ski në Utah në vitin 2016. Pensionisti Terry Sanderson ka ngritur njw padi ndaj Paltrow duke pretenduar se ajo ra mbi të në Deer Valley Resort në Park City, duke i shkaktuar atij dëmtim të trurit, katër brinjë të thyera dhe lëndime të tjera të rënda. Sanderson po kërkon 300,000 dollarë dëmshpërblim, pasi ka hequr dorë nga një padi e mëparshme prej 3.1 milionë dollarësh. 

Padia, e depozituar në vitin 2019, pretendon se aktorja ka bërë ski jashtë kontrollit dhe ka goditur Sanderson, i cili gjithashtu po bënte ski. Sanderson pretendon se e la në dëborë dhe u largua. Një instruktor skish që po stërvitej me Paltrow thuhet se e pa Sanderson të plagosur, por nuk u përpoq ta ndihmonte. 

gwyneth paltrow

Sondazh

Poll