Bota

Von der Leyen: BE-ja jep 1.5 miliardë euro të tjera ndihmë për Ukrainën

Programi i BE-së për vitin 2023 për ndihmën makro-financiare për Ukrainën kap vlerën e 18 miliardë eurove.

21 Mars 2023, 17:11 Nga a.l
Von der Leyen: BE-ja jep 1.5 miliardë euro të tjera ndihmë
Ursula Von der Leyen

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropain Ursula von der Leyen njoftoi se Bashkimi Evropian ka dhënë 1.5 miliardë euro të tjera ndihmë makro-financiare për Ukrainën.

Sot, ne disbursuam 1.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën. Mbështetja e BE-së e mbron Ukrainën dhe e vendos ate në rrugën e saj drejt BE-së duke mbështetur reformat qeverisjen e mirë dhe stabilitetin financiar. Së bashku, ne po shkruajmë të ardhmen e Ukrainës”, thuhet në Twitter.

Programi i BE-së për vitin 2023 për ndihmën makro-financiare për Ukrainën kap vlerën e 18 miliardë eurove.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll