Aktualitet

“Do merrja para, se dija që ishte heroinë”, çfarë tha para policëve i arrestuari në portin e Durrësit (Emri)

24 Shtator 2019, 10:59 Nga DOSJA
“Do merrja para, se dija që ishte heroinë”,

DURRËS– Detaje të reja janë zbardhur nga heroina e kapur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, ku një 35-vjeçar u arrestua nga Policia.

Në prangat e Policisë ka rënë shtetasi Novrus Koçi, i cili gjatë marrjes në pyetje e ka mohuar se ishte posedues i drogës.

“Nuk e dija që ishte drogë. Më dhanë një pako për ta çuar në Itali dhe në këmbim do merrja para”, mësohet se është shprehur 35-vjeçari.

Pakoja me 500 gram heroinë u gjet në derën e makinës, gjatë kontrollit me qen anti-drogë në vijën e dytë kufitare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne portin e durresit durres porti i durresit droge ne portin e durresit durres porti i durresit

Sondazh

Poll