Sport

Benzema-Vlahoviç dyshja e sulmit të Real Madrid për sezonin e ardhshëm?!

Prioritetet janë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, megjithatë, për shkak të statusit që kanë në klubet e tyre (Manchester City dhe PSG), ardhja e tyre në Madrid nuk është realiste për momentin, ndaj alternativa është një serb!

21 Mars 2023, 12:31 Nga DOSJA
Benzema-Vlahoviç dyshja e sulmit të Real Madrid për sezonin e

SPANJE - Gjiganti spanjoll Real Madrid është interesuar seriozisht për golashënuesin serb Dushan Vlahovic, zbulon gazeta spanjolle “As”.

Ikona e klubit, Karim Benzema (35), kontrata e të cilit me madrilenët skadon në fund të sezonit, pritet të zgjatet edhe për një sezon, por drejtuesit e klubit tashmë janë në kërkim të një pasardhësi adekuat për francezin e madh.

Prioritetet janë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, megjithatë, për shkak të statusit që kanë në klubet e tyre (Manchester City dhe PSG), ardhja e tyre në Madrid nuk është realiste për momentin, ndaj alternativa është një serb!

"Mbappe dhe Haaland janë dëshirat e mëdha të Realit, por këta dy lojtarë ndoshta nuk janë të disponueshëm për sezonin e ardhshëm. Vlahovic është më i aksesueshëm dhe konkurrenti i tij mund të jetë Harry Kane", thotë "As".

“As” thekson se Vlahoviç është një opsion realist. Vështirësitë financiare të Juventusit dhe zbritja e pikëve bënë që Juventusi ta shiste atë. Në afatin kalimtar të janarit, klubi nga Torino dyshohet se zhvilloi negociata me United, kompensimi i propozuar varionte nga 100-120 milionë euro dhe pikërisht kur u duk se gjithçka ishte gati për transferimin, agjenti i Vlahoviç e prishi marrëveshjen. Arsyeja mund të jetë mundësia e kalimit te Real Madrid këtë verë, sipas gazetës spanjolle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll