Bota

Pas 26 vitesh një ministre gjermane viziton Tajvanin, Kina ‘kërcënon’: Ishulli është pjesë e territorit tonë

Kina vazhdimisht kundërshton shkëmbimet zyrtare midis Tajvanit dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë. Ajo ka rritur presionin ushtarak, diplomatik dhe ekonomik në përgjigje të një vërshimi vizitash të politikanëve nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe gjetkë në Tajvan.

21 Mars 2023, 12:39 Nga f.i
Pas 26 vitesh një ministre gjermane viziton Tajvanin, Kina
Bettina Stark- Vatzinge

TAJVAN- Ministrja e Arsimit të Gjermanisë Bettina Stark-Vatzinger ka vizituar Tajvanin pas 26 vitesh. Mediat e huaja raportojnë se gjatë vizitës së saj dy ditore ministrja gjermane nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi teknologjik me Tajvani. Në ceremoninë e nënshkrimit në Taipei, Stark-Watzinger tha se vizita në Tajvan është një kënaqësi dhe nder i madh që ajo të jetë ministrja e parë e qeverisë gjermane që viziton ishullin në më shumë se dy dekada.

“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua. Kjo marrëveshje është për përforcimin e bashkëpunimit në bazë të vlerave demokratike, transparencës, reciprocitetit dhe lirisë shkencore”,- u shpreh Stark-Vatzinger.

Nga ana tjetër duket se marrëveshja me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Tajvanit ka gjasa të tërheqë kritika nga Kina. Kina vazhdimisht kundërshton shkëmbimet zyrtare midis Tajvanit dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë. Ajo ka rritur presionin ushtarak, diplomatik dhe ekonomik në përgjigje të një vërshimi vizitash të politikanëve nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe gjetkë në Tajvan. Pekini e sheh ishullin pjesë të territorit të tij, për t'u marrë një ditë edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Ministria e jashtme e Gjermanisë nuk pranoi të komentonte kur u pyet për kundërshtimin e raportuar kinez ndaj vizitës.

bettina stark-watzinger kina-tajvani

Sondazh

Poll