Bota

SHBA kërkon nga Xi të shtyjë Putin të ndalë 'krimet e luftës' në Ukrainë

SHBA ka ngritur shqetësimet se mbështetja e Kinës për Rusinë, e cila aktualisht është e bazuar në teknologji dhe tregti mund të bëhet ushtarake.

21 Mars 2023, 12:13 Nga f.i
SHBA kërkon nga Xi të shtyjë Putin të ndalë
Presidenti Xi dhe Vladimir Putin

SHBA- SHBA i ka kërkuar së fundmi presidentit kinez Xi Jinping t'i kërkojë homologut të tij rus të tërheqë trupat nga Ukraina. BBC raporton se kërkesa nga Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë ka ardhur pas takimit të Xi në Moskë me Putin. Xhon Kirbi është shprehur se kërkimi i një armëpushimi nuk do të ishte i mjaftueshëm.

"Ne shpresojmë që Presidenti Xi do ta shtyjë Putin të ndërpresë bombardimin e qyteteve, spitaleve dhe shkollave ukrainase, për të ndalur krimet e luftës dhe mizoritë dhe për të tërhequr trupat e tij. Ne jemi të shqetësuar se në vend të kësaj Kina do të përsërisë thirrjet për një armëpushim që lë forcat ruse brenda territorit të Ukrainës dhe çdo armëpushim që nuk trajton heqjen e forcave ruse nga Ukraina do të përforcojë pushtimet e paligjshme të Rusisë,”-tha Kirbi.

SHBA ka ngritur shqetësimet se mbështetja e Kinës për Rusinë, e cila aktualisht është e bazuar në teknologji dhe tregti mund të bëhet ushtarake.

Gjatë takimit zyrtar midis dy presidentëve Putin ka thënë se do të diskutojë një plan prej 12 pikash propozuar nga Xi për të "zgjidhur krizën akute në Ukrainë".

 

xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll