Vizita e Xi Jinping në Rusi, Blinken: Mbulesë diplomatike për krimet ruse
Takimi Putin-Jinping RUSI- Xi Jinping ulet për një ditë të dytë bisedimesh me presidentin rus Vladimir Putin të martën, ...
Sipas mediave greke shtëpia në të cilën ka rënë zjarri është një shtëpi që i përket një të afërmi të viktimës 45-vjeçar.
GREQI- Frika e një hakmarrjeje në zonën e Droseros, ku mbeti i djegur një 45-vjeçar nga një 36-vjeçar i cili u arrestua së bashku me tre persona të tjerë, konfirmohet nga një zjarr i rënë para mesnatës të së hënës. Sipas mediave greke shtëpia në të cilën ka rënë zjarri është një shtëpi që i përket një të afërmi të viktimës 45-vjeçar.
Familjarët e viktimës 45-vjeçar u shfaqen të tërbuar pas vrasjes dhe thonë se janë në kërkim të hakmarrjes. Me postimet e tyre ata lëshojnë mesazhe kërcënuese ndaj familjes dhe vajzave të autorit .
“Zemra juaj do të digjet. Videot do vijne nje nga nje do vdesin. Në momentin që do të dilni nga burgu do të varroseni pranë vajzave tuaja”, thonë ata në videon e tyre në TikTok.
Vrasja e 45-vjeçarit, e cila ka shkaktuar tronditje në shoqërinë e Ksantisë lidhet me një çështje sociale që ekziston prej vitesh. Shkaku është fejesat mes të miturve. Viktima 45-vjeçar, i cili ishte gjyshi i një vajze 15-vjeçare, dyshohet se ka prishur marrëveshjen për ta “shitur” mbesën për nuse për djalin 17-vjeçar të 37-vjeçarit. Më konkretisht, autori dyshohet se ka bërë “marrëveshje” dhe ka paguar 6000 euro për mbesën e mitur të viktimës si nuse djalit të tij të mitur.
Pak javë pas fejesës së dy të miturve, 45-vjeçari ka ndërruar mendje dhe ka marrë mbesën në shtëpi, por nuk ka pranuar t'i kthejë 6000 eurot. Sulmuesi 37-vjeçar dyshohet se po kërkonte shumën që kishte dhënë dhe dje, i shoqëruar nga djemtë dhe dhëndri, hynë në shtëpinë e viktimës dhe e vranë me armë zjarri.
Takimi Putin-Jinping RUSI- Xi Jinping ulet për një ditë të dytë bisedimesh me presidentin rus Vladimir Putin të martën, ...
Foto Ilustruese SHBA- Të gjitha llojet e pornografisë janë të dëmshme për jetën seksuale të...
Salih Mustafa KOSOVË- Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për Kosovë. Gazeta Express sh...
Xi dhe Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq jo në gjendje të mirë shëndetësore teksa lavdëroi "mikun e...
Bisedat SHBA- Beqarja njujorkeze, Kristen Ruby, së fundmi mori një mesazh me tekst nga një djalë që ajo e njeh prej rreth dy vites...
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 02:20 të m...
Ditmir Bushati TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Ko...
Ihar Losik BJELLORUSI- Gazetari i burgosur bjellorus i Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik, është në gjendje të rënduar shë...
Berat Buzhala TIRANË- Analisti nga Kosova, Berat Buzhala thotë se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nga takimi i Ohr...
Andriy Yusov UKRAINË- Aktualisht nuk ka asnjë provë se Kina po furnizon me armë Rusisë, tha të hënën një zyrta...