Bota

Putin: Rusia shleu 20 miliardë dollarë borxhe të kombeve afrikane

Putin ka deklaruar se qarkullimi tregtar po rritet, ndërkohë që theksoi se krijimi i zinxhirëve të transportit do të lehtësoj zhvillimin e qarkullimit të tregtisë. 

21 Mars 2023, 11:11 Nga I.A
Putin: Rusia shleu 20 miliardë dollarë borxhe të kombeve afrikane
Vladimir Putin

RUSI- Rusia ka shlyer borxhet e vendeve afrikane që arrijnë në më shumë se 20 miliardë dollarë, tha të hënën Presidenti Vladimir Putin.

“Rusia fshiu borxhet e shteteve afrikane në shumën mbi 20 miliardë dollarë”, tha presidenti.

Putin ka deklaruar se qarkullimi tregtar po rritet, ndërkohë që theksoi se krijimi i zinxhirëve të transportit do të lehtësoj zhvillimin e qarkullimit të tregtisë. 

"Qarkullimi tregtar i ndërsjellë po rritet nga viti në vit, i cili arriti pothuajse 18 miliardë dollarë në fund të vitit të kaluar. Tranzicioni më i fuqishëm në monedhat kombëtare në shlyerjet financiare dhe krijimi i zinxhirëve të rinj të transportit dhe logjistikës do të lehtësojë zhvillimin e qarkullimit të kundërtregtisë," shtoi Putin.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll