Bota

Raporti i DASH: Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale, një tjetër rast është në vazhdim

Raporti ka përmendur po ashtu ka përmendur edhe dënimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

21 Mars 2023, 08:44 Nga I.A
Raporti i DASH: Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale,
Salih Mustafa

KOSOVË- Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për Kosovë. Gazeta Express shkruan se raporti ka përmendur po ashtu ka përmendur edhe dënimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Mustafa, që gjatë kohës së luftës njihej me nofkën “Cali”, u dënua për veprën penale të torturës, vrasjes së paligjshme dhe ndalim arbitrar.

“Në dhjetor Dhomat e Specializuara të Kosovës e shpallën fajtor ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa për krime lufte, duke përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe vrasjen, të ndodhura në prill 1999. Dhomat e Specializuara e dënuan Mustafain me 26 vjet burgim. Një rast tjetër kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbetur në vazhdim”, thuhet në raport.

dash salih mustafa

Sondazh

Poll