Bota

Zbulohet raporti i Zi për policinë britanike: Efektivët janë racistë, seksistë dhe homofob

Shqyrtimi i bërë nga Louise zbuloi raste të tjera të rënda në të gjithë Met-in, për të cilat tha se do të ketë nevojë për "reformë radikale". Raporti prej 360-faqesh thotë se policia ka nevojë për udhëheqje të fortë, një shërbim të mbrojtjes së grave dhe një strategji të re për fëmijët.

21 Mars 2023, 11:12 Nga f.i

Zbulohet raporti i Zi për policinë britanike: Efektivët janë

BRITANI- Një raport i plotë mbi ngjarjen e rëndë ku një oficer në detyrë përdhunoi dhe vrau Sarah Everard rezulton se policia Metropolitane e Londrës është institucionalisht raciste, seksiste dhe homofobike. The guardian shkruan se gjatë shqyrtimit të ngjarjeve Louise Casey ka nxjerrë përfundimin se policia është e paaftë. Ky fakt si duket ka rritur presionin ndaj shefit të ri të Metit për të rishikuar edhe një herë forcën policore të Britanisë.

Raporti vjen mbas dy dekadash, pas një hetimi në vitin 1999 për vrasjen e adoleshentit zezak Stephen Lawrence, i cili u identifikua si racizëm institucional brenda policisë. Shqyrtimi i bërë nga Louise zbuloi raste të tjera të rënda në të gjithë Met-in, për të cilat tha se do të ketë nevojë për "reformë radikale". Raporti prej 360-faqesh thotë se policia ka nevojë për udhëheqje të fortë, një shërbim të mbrojtjes së grave dhe një strategji të re për fëmijët.

"Në cilëndo mënyrë që t'a shohësh atë, nga cilado etiketë apo përshkrim, provat janë absolutisht të qarta se si një institucion paragjykon dhe diskriminon. Unë vetëm mendoj se rasti i Everardit është kaq i tmerrshëm dhe ndodhi në një moment kur qytetarët prisnin ndryshim, kështu që tani ky raport duhet ta vendoë shefin e ri të Met përpara përgjegjësisë për ndryshimet e nevojshme, pasi ka ende oficerë të akuzuar për krime të tilla si vrasje, përdhunim dhe abuzim,”- tha Louise.

Nga ana tjetër Mark Rauli, oficeri më i lartë i policisë në Britanika reaguar ndaj raportit, duke shprehur se departamenti i standarteve profesionale ishte "rritur" dhe se me ndihmën e tyre po shkarkohen oficerët, të cilët kanë kryer veprime racizmi apo seksiste.

“Raporti përmban një seri të tërë emocionesh: zemërim, zhgënjim, siklet... por mbi të gjitha, tregon vendosmëri. Nuk mund të them se e kam reduktuar rrezikun në zero, por çdo ditë po bëjmë përparim,"- tha ai.

Seria e skandaleve të publikuara në raport

• Rrëmbimi, përdhunimi dhe vrasja e Sara Everardit duke nga oficeri i Met, Uejn Kuzensit në mars të vitit 2021

• Një raport i pavarur, i botuar në qershor 2021 për vrasjen me sëpatë të Daniel Morgan në vitin 1987, në të cilin u gjet korrupsion institucional.

• Një hetim në dhjetor të vitit 2021 për viktimat e vrasësit serial Stiven Port zbuloi se dështimet themelore nga forcat policore të Met kontribuan në tre nga katër vdekjet.

• Burgosja në dhjetor të vitit 2021 e dy oficerëve të Met për bërjen publike të fotografive të dy grave të vrara, Bibaa Henri dhe Nikol Smallman

• Një raport policor në shkurt të vitit të kaluar, i cili identifikoi misogjinë, ngacmimin dhe bullizëm, duke përfshirë mesazhet raciste, seksiste dhe homofobik në mesin e oficerëve me bazë në stacionin policor Charing Cross ndërmjet viteve 2016 dhe 2018

• Një raport i ruajtjes së fëmijëve në mars të vitit 2022, i cili zbuloi se një nxënëse zezake 15-vjeçar u kontrollua nga policia pasi ajo dyshohej gabimisht se mbante kanabis.

• Burgosja në shkurt e oficerit të policisë David Carrick, i cili pranoi 49 akuza, duke përfshirë 24 akuza për përdhunim kundrejt 12 grave.

louise casey mark rauli sarah everard raporti

Sondazh

Poll