Bota

Matteo Messina Denaro dhe Salvatore Riina ende protagonist në Itali, zbulohen mbi 13 kg drogë me fotot e tyre

Mbi 13 kg drogë përfshirë hashash, kokainë dhe marihuanë të ndara në pako me foton e Messina Denaros u sekuestruan nga karabinierët. Policia zbuloi një magazinë me shumicë lëndësh narkotike që shërbente edhe si laborator për prerjen dhe paketimin e dozave.

21 Mars 2023, 10:40 Nga I.A
Matteo Messina Denaro dhe Salvatore Riina ende protagonist në Itali,
Droga

ITALI- Edhe pse ndodhet pas hekurave, bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro, është ende protagonist. Mbi 13 kg drogë përfshirë hashash, kokainë dhe marihuanë të ndara në pako me foton e Messina Denaros u sekuestruan nga karabinierët. Policia zbuloi një magazinë me shumicë lëndësh narkotike që shërbente edhe si laborator për prerjen dhe paketimin e dozave.

Për ditë të tëra, ushtarakët kishin kontrolluar hyrjen e një magazine në periferi të Marsala, derisa ndaluan një 28-vjeçar vendas me dosje të pastër, i cili pasi kishte hapur me çelësa, kishte hyrë në magazinë. Pasi ka dalë, karabinierët e kanë bllokuar dhe pas kontrollit personal i kanë gjetur në xhep një mbështjellës me 50 gramë kokainë të pastër. Në magazinë karabinierët gjetën lloje të ndryshme droge, mes tyre shkopinj hashashi me fotot e Salvatore Riina-s dhe personazhit të “Kumbarit”.

Policia sekuestroi gjithsej 13 kg hashash, 700 gramë kokainë të pastër dhe 700 gramë marijuanë që ndodheshin në qese të ndryshme plastike. Në magazinë janë gjetur edhe një makinë ambalazhimi me vakum, dy peshore elektronike dhe material për prerjen e drogës, të cilat do të kishin sjellë të ardhura nga shitja me pakicë mbi 200 mijë euro.

droge ne itali matteo messina denaro salvatore riina

Sondazh

Poll