Sport

Pas pesë ndeshjeve me “gjelat”, Maignan merr statusin e portierit të parë!

Një lajm shumë i mirë për Maignan, pasi u detyruar të humbasë Botërorin në Katar për shkak të një dëmtimi, që e mbajti larg fushave të lojës për pesë muaj.

20 Mars 2023, 21:42 Nga DOSJA
Pas pesë ndeshjeve me “gjelat”, Maignan merr statusin e

FRANCE - Nga grumbullimi i përfaqësueses franceze në Clairfontaine, Deschamps tregon se nuk ka dyshime për titullarin e portës pas lamtumirës së Hugo Lloris.

“Pozicioni numër 1 pa dyshim i shkon Mike Maignan. Hierarkia është e rëndësishme, por unë do të flas për këtë edhe me të tjerët. Do të ketë një hierarki për ndeshjen kundër Holandës. Përvoja ndërkombëtare mund të jetë një aset i rëndësishëm”.

Një lajm shumë i mirë për Maignan, pasi u detyruar të humbasë Botërorin në Katar për shkak të një dëmtimi, që e mbajti larg fushave të lojës për pesë muaj.

Më pak se një muaj pas rikthimit në fushë, kundër Atalantës, më 26 prill, tashmë dyert e kombëtares po hapen gjerësisht.

Portieri 27-vjeçar i Milanit, i thirrur për herë të parë nga “Les Bleus” më 21 maj 2019, ka veshur pesë herë fanellën e Francës, e fundit më 22 shtator 2022 në Ligën e Kombeve kundër Austrisë.

Deschamps foli edhe për formën e shkëlqyer të dy lojtarëve të tjerë që luajnë në Serie A, Adrien Rabiot dhe Olivier Giroud:

“Adrien kishte bërë gjëra shumë të mira para Kupës së Botës. Ai erdhi me paraqitje të nivelit më të lartë. Mbetet i rëndësishëm. Olivier është një nga këta 23 lojtarët e grumbulluar, por vetëm 11 do të luajnë nga fillimi kundër Holandës.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2023, 19:07

Gennaro Gattuso ‘thyen’ heshtjen…

SPANJE - Një muaj e gjysmë, pasi u largua nga Valencia dhe ofroi si shpjegim për lamtumirën e tij, një deklaratë t&eum...