Bota

Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Mos u mashtroni nga lëvizja Rusi-Kinë

Vizita e Xi Jinping në Moskë pas urdhrit të arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.

20 Mars 2023, 17:47 Nga k.m.
Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Mos u mashtroni nga lëvizja
Antony Blinken

UASHINGTON- Vjen reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas mbërritjes së presidentit kinez, Xi Jinping në Moskë, ku edhe do të zhvillojë një vizitë 3-ditore.

"Bota nuk duhet të mashtrohet nga asnjë lëvizje taktike e Rusisë e mbështetur nga Kina,"-kështu tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në një konferencë shtypi në Uashington, duke komentuar vizitën e Xi Jinping në Moskë.

Vizita e Xi Jinping në Moskë pas urdhrit të arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë. Kjo gjë, po sipas Blinken, lë të kuptohet se Kina nuk mendon se Kremlini është përgjegjës për mizoritë në Ukrainë.

antony blinken

Sondazh

Poll