Bota

Vjedhja e 30 pikturave, florinjve dhe qindra mijëra eurove në Greqi, autorët harruan dorezat në vendngjarje, ‘gjurmët’ do t’i identifikojnë

Mediat greke shkruajnë se grupi hetimor vlerëson se në doreza do të gjenden gjurmë gishtash dhe gjurmë ADN-je pas analizimit nga laboratorët e mjekësisë ligjore të Policisë.

20 Mars 2023, 17:17 Nga F.M
Vjedhja e 30 pikturave, florinjve dhe qindra mijëra eurove në Greqi,
Policia greke

GREQI- Dy dorezat, të cilat autorët e vjedhjes i harruan në magazinën e pronarit të një kompanie ndërtimi në Dionysos, u gjetën në zonën e bodrumit dhe mund të zbardhin misterin e grabitjes së 30 pikturave të famshme, 200 mijë eurove dhe shumë bizhuterive. 

Mediat greke shkruajnë se grupi hetimor vlerëson se në doreza do të gjenden gjurmë gishtash dhe gjurmë ADN-je pas analizimit nga laboratorët e mjekësisë ligjore të Policisë.

Sipas hetimeve të deritanishme, autorët e kishin studiuar mirë vendin pasi e dinin që personi që kishte marrë ambientin me qira, një 67-vjeçar, nuk do të ndodhej aty në ato momente. Ndaj, kanë shfrytëzuar mungesën e tij për të hapur kasafotat dhe për të vjedhur pikturat në bodrum.

Ata kanë çaktivizuar alarmin dhe kanë shkëputur kabllon e telefonit, më pas kanë thyer një dritare dhe kanë hyrë në banjë nga kati i parë i pronës. Pasi kanë kontrolluar ambientet, kanë thyer një kasafortë të mbyllur dhe kanë marrë shumën prej 200 mijë eurosh, bizhuteritë dhe DVR-në e kamëerave të sigurisë

Më pas, autorët kanë zbritur në bodrum dhe kanë thyer dy kasaforta të tjera, në të cilat gjithashtu kanë gjetur para e bizhuteri. Në total u vodhën tridhjetë piktura të piktorëve të njohur, vlera e të cilave nuk është përllogaritur ende.

vjedhja e piturave ne greqi

Sondazh

Poll