Bota

Breshka 90-vjeçare bëhet “baba”, 3 të vegjëlit lindin të sigurtë në Hjuston

Në moshën 90-vjeçare, një breshkë në rrezik zhdukjeje e quajtur Pickles dhe 'shoqja e tij' Pickles mirëpritën tre të vegjlit e rinj: Dill, Gherkin dhe Jalapeño.

20 Mars 2023, 17:17 Nga I.A
Breshka 90-vjeçare bëhet “baba”, 3 të vegjëlit
Breshkat

SHBA- Kafsha më e vjetër në kopshtin zoologjik të Hjustonit është gjithashtu babai i saj më i ri. Në moshën 90-vjeçare, një breshkë në rrezik zhdukjeje e quajtur Pickles dhe 'shoqja e tij' Pickles mirëpritën tre të vegjlit e rinj: Dill, Gherkin dhe Jalapeño.

Vezët ishin një surprizë për stafin. Një kujdestare e herpetologjisë u ndesh me Pickles ndërsa ajo linte vezët e saj në kohën e mbylljes. Ekipi i kujdesit të kafshëve gjeti shpejt vezët dhe i çoi në siguri në Shtëpinë e Zvarranikëve dhe Amfibëve.

Konsiderohet unik sepse toka në Hjuston nuk është mikpritëse për vendasit e Madagaskarit dhe nuk ka gjasa që vezët të kishin dalë nëse stafi nuk do të ishte aty. Pickes ka qenë banor i kopshtit zoologjik të Hjustonit për 36 vjet, së bashku me Pickles, e cila mbërriti në vitin 1996.

Në vitin 1997, Pickles mirëpritën një të vogël. Të vegjëlit do të qëndrojnë në Shtëpinë e Zvarranikëve dhe Amfibëve derisa të rriten mjaftueshëm për tu bashkuar me prindërit e tyre.

breshkat e vogla

Sondazh

Poll