Bota

Dendias dhe Cavusoglu takohen në Bruksel: Ankaraja do të votojë për Athinën për Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kështu, Dendias e falënderoi edhe një herë Çavushoglun për telefonatën pas aksidentit në Tempi, ndërsa ministri i jashtëm turk nga ana e tij shprehu mirënjohjen ndaj homologut të tij grek, si për bisedën telefonike, ashtu edhe për vizitën e tij në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi.

20 Mars 2023, 16:25 Nga I.A
Dendias dhe Cavusoglu takohen në Bruksel: Ankaraja do të votojë
Dendias dhe Cavashoglu

BRUKSEL- Nikos Dendias dhe Mevlut Cavusoglu njoftuan pas takimit të sotëm në Bruksel, në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve për Sirinë dhe Turqinë e goditur nga tërmeti, se Ankaraja do të votojë Greqinë për kandidaturën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare jo e përhershme dhe Athina nga ana e saj, ajo do të mbështesë kandidaturën turke për postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO). Në bisedën e tyre, ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë u ndalën në faktin se atmosfera mes dy vendeve ka ndryshuar pas telefonatave të fundit në mbështetje të tragjedive që përjetuan. Kështu, Dendias e falënderoi edhe një herë Çavushoglun për telefonatën pas aksidentit në Tempi, ndërsa ministri i jashtëm turk nga ana e tij shprehu mirënjohjen ndaj homologut të tij grek, si për bisedën telefonike, ashtu edhe për vizitën e tij në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi.

Pas takimit, Dendias u tha përfaqësuesve të shtypit: Ne përfunduam një bisedë shumë konstruktive me mikun tim, ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pak para Samitit Ndërkombëtar të Donatorëve për Turqinë dhe Sirinë. Pata rastin ta falënderoj Mevlutin, sepse ai ishte i pari ministër i Jashtëm që më thirri pas tragjedisë në Tempi për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të ofruar ndihmë, nëse do të duhej. E falënderova edhe për grekët e burgosur në burgjet turke, të cilin Turqia e dërgoi në Greqi për varrimin e djalit të tyre, të vrarë në Tempi. Gjithashtu, Mevlut bëri të ditur faktin e rëndësishëm se Turqia do të mbështesë dhe votojë Greqinë për kandidaturën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm turk ndër të tjera falenderoi popullin grek pwr solidaritetin qw treguan pas twrmeteve. 

“Ju lutemi përcillni ngushëllimet tona për Greqinë dhe popullin grek për aksidentin e tmerrshëm të trenit. Presidenti Erdogan dhe ne nuk hezituam të jepnim lejen që të kthehet babai i djalit që humbi jetën në aksident dhe kjo është shenjë besimi dhe jam shumë i lumtur që kemi një atmosferë shumë më të mirë në marrëdhëniet tona. Dhe kjo atmosferë pozitive u reflektua në bashkëpunimin tonë në platformat ndërkombëtare dhe siç përmendi Nikos për këtë mbështetje reciproke, ne ramë dakord të mbështesim kandidaturat tona. Dhe shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunime të tilla edhe në platforma të tjera dhe kjo të reflektohet edhe në marrëdhëniet dypalëshe. Ne ramë dakord të takohemi sërish së shpejti dhe do të jem shumë i lumtur t'ju pres në Turqi, mendoj se është radha juaj, ose kudo që të na jepet mundësia," tha Cavusoglu.

nikos dendias mevlut cavusoglu

Sondazh

Poll