Bota

E ka dënuar me 10 vite burg, Kuvajti kërkon ekstradimin e bashkëshortit të Arta Bajramit, Gjykata në Prishtinë merr vendimin për të

Tashmë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi bëri me dije për mediat e Kosovës se Sekiraqa nuk do të qëndrojë më i mbyllur në shtëpi.

20 Mars 2023, 16:20 Nga F.M
E ka dënuar me 10 vite burg, Kuvajti kërkon ekstradimin e
Arta Bajrami dhe Xhemajl Xhimi Sekiraqa

KOSOVË- Bashkëshorti i këngëtares Arta Bajrami, Xhemajl Xhimi Sekiraqa është lënë në masën detyrim paraqitjeje, pas një muaji qëndrimi në arrest shtëpiak. Vendimi është marrë sot, një muaj pasi u arrestua në Prishtinë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar nga Kuvajti për veprën penale “Grabitja”.

Tashmë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi bëri me dije për mediat e Kosovës se Sekiraqa nuk do të qëndrojë më i mbyllur në shtëpi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se në çështjen penale për ndihmë juridike ndërkombëtare kundër të pandehurit XH.S, i njëjti ka qëndruar një muaj në masën e Arrestit Shtëpiak, tani i është caktuar masa e paraqitjes në Stacion Policor. Kundër këtij aktvendimi është paraqitur ankesë për Gjykatën e Apelit”, tha Gashi për Express.

Nga ana tjetër, Kuvajti po kërkon ekstradimin e Sekiraqës

“Kundër të pandehurit XH.S  kërkohet ekstradim nga shteti i Kuvajtit, për shkak të veprës penale Grabitje sipas legjislacionit penal të Kuvajtit,”- shtoi tha Gashi.

Sekiraqa rezulton i dënuar me 10 vite burg në Kuvajt.

xhemajl xhimi sekiraqa arta bajrami

Sondazh

Poll