Bota

Mediat serbe: Opozita në Kosovë është zhgënjyer nga bisedimet në Ohër

Sipas Alo.rs, opozita në Kosovë ka shprehur zhgënjimin e saj, në momentin që në vend të njohjes reciproke, ka pranuar krijimin e Asosacionit.  

20 Mars 2023, 16:25 Nga I.A
Mediat serbe: Opozita në Kosovë është zhgënjyer
Kurti dhe Vucic

SERBI- Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull të shkurtër se si e ka parë opozita në Kosovë, takimin mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç. Sipas Alo.rs, opozita në Kosovë ka shprehur zhgënjimin e saj, në momentin që në vend të njohjes reciproke, ka pranuar krijimin e Asosacionit.  

Shkrimi i Plotë:

Përshtypjet e opozitës së Kurtit pas takimit në Ohër, zhgënjim. Opozita thotë se Kosova, në vend të njohjes reciproke, mori një marrëveshje të përkohshme me ZSO-në.

Gazetari N1 nga Prishtina:

“Opozita e Kurtit thotë se në vend të Marrëveshjes së Njohjes Reciproke e kemi marrë ZSO-në, ndërsa analistët Marrëveshjen e shohin si zhgënjim dhe dështim të madh të Qeverisë së Kosovës!

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

aleksandër vuçiç albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll