Bota

Borrell thirrje anëtarëve të bllokut: Nënshkruani marrëveshjen e përbashkët për prokurimin e municioneve për Ukrainën

Marrëveshja parashikon blerjen e municioneve, duke inkurajuar prodhuesit e armëve të zgjerojnë prodhimin dhe të mbajnë çmimet të ulëta duke ulur konkurrencën ndërshtetërore.

20 Mars 2023, 13:08 Nga a.l
Borrell thirrje anëtarëve të bllokut: Nënshkruani
Josep Borrell

SHBA- Shefi i politikës së jashtme të BE-së ka paralajmëruar se nëse anëtarët e bllokut nuk nënshkruajnë sot një marrëveshje të përbashkët për prokurimin e municioneve, ata do të përballen me vështirësi në furnizimin e Kievit. Marrëveshja parashikon blerjen e municioneve, duke inkurajuar prodhuesit e armëve të zgjerojnë prodhimin dhe të mbajnë çmimet të ulëta duke ulur konkurrencën ndërshtetërore, shkruan Skynews. 

"Së bashku, [ministrat] e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, shpresoj, do ta përfundojnë marrëveshjen për ofrimin e municioneve për Ukrainën," u tha Josep Borrell gazetarëve përpara bisedimeve.

Ministrat e mbrojtjes të BE-së në fillim të këtij muaji ranë dakord përkohësisht një plan prej 2 miliardë eurosh (2.1 miliardë dollarë) për të blerë predha artilerie 155 milimetrash dhe për të dërguar më shumë raunde artilerie në Ukrainë nga rezervat ekzistuese të vendeve të BE-së. Një vendim përfundimtar pritet të hënën në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së në Bruksel. Lufta Rusi-Ukrainë shënon herën e parë që BE-ja ka furnizuar me armë vdekjeprurëse një vendi të tretë, duke nënvizuar shkallën e kërcënimit që ajo beson se Moska paraqet për sigurinë e saj.

josep borrell lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll