Sport

Kim Kardashian, “macja e zezë” e futbollit europian!... Kush e ka radhën?

Pak ditë më parë amerikania shkoi në Emitates dhe eliminoi Arsenalin, dje ishte e ftuar në Parc des Princes dhe Parisi i Messi-Mbappe humbi ndaj Rennes.

20 Mars 2023, 12:28 Nga DOSJA

Kim Kardashian, “macja e zezë” e futbollit europian!... Kush e

FRANCE - Kur Arsenali u eliminua me penallti nga Sporting për Europa League, tifozët e ‘Topçinjve’ e quajtën atë "ters" në rrjetet sociale. 

Megjithatë, Kim Kardashian nuk u pengua. Ajo kaloi kanalin anglez dhe mbërriti në Paris, ku u ftua nga Paris Saint-Germain për ndeshjen e Ligue 1 kundër Rennes. Amerikania e bëri sërish mrekullinë e saj. 

Rennes, i cili ndodhet në vendin e 5-të të renditjes, fitoi 2-0 në ndeshjen e parë të Mbappe dhe Messi në shtëpi. 

Kim u hyjnizua para ndeshjes, ndryshe nga Lionel Messi, i cili u fishkëllye nga Ultras e Parisit, pasi ai merr shumë para dhe PSG tani është jashtë Evropës dhe Kupës së Francës. 

Kush nga klubet e futbollit e ka radhën për ta pritur Kim Kardashian? Deri tani ajo e ka marrë nofkën ‘macja e zezë’ e skuadrave mikpritëse… Arsenali dhe Parsi SG e kanë provuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll