Sport

“I burgosuri i ashensorit!” Mësoni çfarë i ka ndodhur portierit brazilian të Recifes...

Rikthimi në Brazil, nuk i ka shkuar mirë portierit Denis, që punon për rikuperimin e tij

20 Mars 2023, 11:31 Nga DOSJA
“I burgosuri i ashensorit!” Mësoni çfarë i ka

BRAZIL - Rikthimi në vendlindje nuk ka shkuar mirë për portierin Denis. Pas ‘aventurave’ sportive në Portugali dhe Greqi, ai nënshkroi një kontratë me Sport Recife verën e kaluar, por për fat të keq ai pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e majtë në gusht. 

Mirëpo, portieri 35-vjeçar Denis, që është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi, kaloi një situatë të pazakontë. Ai u bllokua për katër orë në një ashensor në Arena Pernambuco, në fund të ndeshjes mes Sport Recifes dhe Santa Cruz (0-0), ndeshje e vlefshme për Kupën e Brazilit, e cila u zhvillua të shtunën në mbrëmje.

Vetëm pas një pune të madhe të zjarrfikësve, afër mesnatës u hap ashensori dhe u shpëtuan portieri dhe katër persona të tjerë (një grua shtatzënë, dy fëmijë dhe një punonjëse e klubit brazilian). 

"Dua të falënderoj zjarrfikësit që na shpëton shëndoshë e mirë. Urime për punën e bërë!",- tha Denisi, duke shtuar: "Edhe gjatë kaosit kam bërë miq të rinj dhe e quajtëm veten 'Të burgosurit e ashensorit', tregoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll