Sport

Mourinho 'sherr' me presidentin e Lazios në korridoret e stadiumit : “Kjo është shtëpia ime, ti nuk duhet të jesh këtu”...

Trajneri portuguez dhe presidenti Claudio Lotito janë konfliktuar midis tyre pas derbit të kryeqytetit italian

20 Mars 2023, 10:41 Nga DOSJA

Mourinho 'sherr' me presidentin e Lazios në korridoret e

ITALI - Pas tensionit të zakonshëm në fushën e ‘Olimpico’, Lazio-Roma vazhdoi edhe në tunnel dhe korridoret e stadiumit. Në konflikt janë përfshinte trajneri José Mourinho i verdhekuqve dhe Claudio Lotito, presidenti i ekipit lazial.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, gjithçka nisi kur Alessio Romagnoli vendosi të festonte pranë dhomës së zhveshjes së Romës, gjë që solli një reagim të parakohshëm nga Gianluca Mancini. I irrituar, ky i fundit e quajti bashkatdhetarin (dhe shokun e skuadrës) “shumë m...”, kjo para se të dilnin në skenë Lotito dhe Mourinho.

Presidenti i Lazios fillimisht doli për të ndarë dy lojtarët, që po debatonin dhe më pas u shfaq Mourinho. “Çfarë po shikon?”, e pyeti trajneri portugez. Lotito u përgjigj menjëherë: "Unë jam presidenti i Lazios. Po ti kush je? Kjo është shtëpia ime dhe as nuk duhet të jesh këtu",- është shprehur lideri i lacialëve, duke aluduar se trajneri portugez është pezulluar dhe teorikisht ndalohet nga qasja në atë zonë. 

Situata do të rregullohej vetëm me ndërhyrjen e Tiago Pintos, i cili ndau trajnerin dhe presidentin. Duhet theksuar se për praninë e Mourinhos pavarësisht pezullimit, Gazzetta tha se një drejtor i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) e autorizoi trajnerin portugez që të jetë me lojtarët e tij pas ndeshjes.

Mourinho 'sherr' me presidentin e Lazios në korridoret e

Lazio e fitoi derbin (1-0) këtë të dielë ndaj AS Romës, e cila u tradhëtua nga Roger Ibanez, i cili në minutën e 32-të u ndëshkua me karton të kuq. Në fund edhe dy lojtarë, nga një për skuadër, skuqen në një ndeshje të tensionuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll