Sport

VIDEO / E pabesueshme, “rikthehet” Armando Broja, shfaqet në shtëpinë e...Big Brother Vip!

Kryefjala e këtij grumbullmi të kombëtares, kanë qenë mungesat e shumta nga mbrojtja deri në majën e sulmit nga Gjimshiti, Ismajli, Bare dhe deri tek sulmuesi i Chelsea, Armando Broja i dëmtuar që në vitin e shkuar dhe që do të qëndrojë larg fushës së blertë për shumë kohë, rikthimi i tijë përflitet në muajin shtator.

20 Mars 2023, 09:22 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme, “rikthehet” Armando Broja, shfaqet në

TIRANE - Sot fillon zyrtarisht grumbullimi i parë i trajnerit të ri të kombëtares shqiptare në prag të sfidës së pare eliminatore të europianit, asj me Poloninë në Varshavë më 27 mars.

Kryefjala e këtij grumbullimi kanë qenë mungesat e shumta nga mbrojtja deri në majën e sulmit nga Gjimshiti, Ismajli, Bare dhe deri tek sulmuesi i Chelsea, Armando Broja i dëmtuar që në vitin e shkuar dhe që do të qëndrojë larg fushës së blertë për shumë kohë, rikthimi i tij përflitet në muajin shtator.

Po ku ndodhet sot sulmuesi i shumëpërfolur i kuqezinjëve i cili në vitet e fundit ka qenë një personazh shumë i vacantë, i spikatur për talentin e tij në fushë dhe për sjelljet e tij në dhomat e zhveshjes?

Me sa duket edhe pse i lindur në Londër dhe ku luan futboll në arenën më të fortë dhe më të bukur në botë të futbollit, ai idhullin e tij e zbulon në Shqipëri, këngëtarin, sot banor i Big Brother Vip Luiz Ejlli.

Talenti i Chelsea nuk i ka shpëtuar vorbullës së madhe të këtij edicioni dhe shfaqet në ekranin e mesazheve duke mbështetur Luizin dhe duke shfaqur emrin e tij publikisht me një sms në shtëpinë e BBV.

“Luiz përshëndetje të ndjekim je më i miri,” – shkruan Armando Broja nga Londra në mesazhin e tij për konkurentin më të përfolur të BBV.


Me sa duket sulmesi kuqezi në pritje të ndeshjes së shokëve të tij më 27 mars, është shndërruar në një fans i Luizit.

B.T (Doja.al)

Sondazh

Poll