Sport

Për të ardhur keq! Tifozët e Barcelonës urojnë vdekjen e Vinicius… (video)

Kjo nuk është hera e parë që lojtari i kombëtares braziliane bëhet viktimë e sulmeve raciste

20 Mars 2023, 11:55 Nga DOSJA

Për të ardhur keq! Tifozët e Barcelonës urojnë vdekjen

SPANJE - “El Clasico” e luajtur të dielën mes Barcelonës dhe Real Madridit, për javën e 26-të të La Ligas, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të katalanasve, u shënua nga skena të dhimbshme në tribunat e Camp Nou. Mbështetësit e ‘blaugranëve’ kënduan këngë, duke uruar vdekjen e Vinícius Júnior.

“Vinicius, vdis!”, dëgjohej.

Kjo nuk është hera e parë që lojtari i kombëtares braziliane bëhet viktimë e sulmeve, pasi së fundmi tifozët e Atlético Madrid kanë varur një kukull me një fanelë të Real Madridit, duke iu referuar anësorit. Për më tepër, në këtë kohë, disa ankesa iu drejtuan autoriteteve për fyerje raciste ndaj Vinícius Júnior.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll