Sport

Arteta zbulon se çfarë i tha Martinellit, pasi humbi penalltinë fatale ndaj Sportingut...

Sulmuesi brazilian hapi rezultatin në fitoren 4-1 ndaj Crystal Palace.

20 Mars 2023, 11:44 Nga DOSJA

Arteta zbulon se çfarë i tha Martinellit, pasi humbi penalltinë

ANGLI - Gabriel Martinelli hapi rezultatin në fitoren 4-1 ndaj Crystal Palace, ndërkohë që ai ishte edhe shkaktari i eliminimit nga Europa League, ndaj Sportingut, të enjten e kaluar. 

Këtë të dielë, pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes së Premierligës, trajneri Mikel Arteta tregon se çfarë i kishte thenë sulmuesi brazilian, pasi humbi penalltinë e vetme, e cila rezultoi fatale në ndeshjen ndaj portugezëve.

"Është pjesë e futbollit. Ai merr përgjegjësinë. Por dje e pyeta se si po kalonte dhe ai tha: "Dua të jem në skuadër, dua të luaj",- zbuloi trajneri spanjol i skuadrës që kryeson Premier League.

Arteta nuk e fshehu të kënaqur me përgjigjen e ‘Topçinjve’ vetëm 72 orë pas ndeshjes ku u luajtën 120 minuta kundër Sportingut. "Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si e filluam lojën. Isha shumë i kënaqur me mënyrën se si reaguan pas të enjtes.

Ne treguam shumë vendosmëri në mënyrën tonë të lojës. Jam shumë i lumtur që luajtëm, ashtu siç luajtëm pasi luajtëm 120 minuta, pasi humbëm dy lojtarë të mëdhenj (Saliba dhe Tomiyasu për shkak të lëndimit), dhe ne ende konkurrojnë dhe fitojmë ndeshje si kjo”, - deklaroi trajneri Arteta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll