Sport

VIDEO/ Juventusi mposht Interin në klasiken e Italisë, Kostic ‘heroi’ bardhezi...

Kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje nga fundi, bardhezinjtë renditen të 7-tët me 41 pikë, minus 7 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Milani.

19 Mars 2023, 23:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Juventusi mposht Interin në klasiken e Italisë, Kostic

ITALI - Mjaftoi goli spektakolar i Filip Kostic, në minutën e 23-të të pjesën e e parë, që bardhezinjtë e Juventusit të nënshkruajnë fitoren 1-0 ndaj Interit në San Siro, për javën e 27 të Serie A.

Edhe pse me -15 pikë të hequra, Juventusi shpreson ende të renditet në zonën Champions për të shpëtuar sezonin e kompromentuar më tepër nga menaxhimi se sa sportivisht.


Kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje nga fundi, bardhezinjtë renditen të 7-tët me 41 pikë, minus 7 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Milani.

Ndërkohë, Interi mbetet i treti me 50 pikë. Në ndeshjen e radhës, zikaltërit presin Fiorentinën, ndërsa Juventusi pret Veronën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll