Sport

Lazio fiton derbin e Romës, ‘ilaç’ për të harruar eliminimin nga Conference League

Lazio e fitoi derbin (1-0) këtë të dielë ndaj AS Romës, e cila u tradhëtua nga Roger Ibanez, i cili në minutën e 32-të u ndëshkua me karton të kuq. Në fund edhe dy lojtarë, nga një për skuadër skuqen.

19 Mars 2023, 22:23 Nga DOSJA
Lazio fiton derbin e Romës, ‘ilaç’ për të

ITALI - Pas tre ndeshjeve pa fitore, përfshirë dy humbjet në Conferenca League ndaj AZ Alkmaar (1-2, 1-2) sinonim i eliminimit nga kompeticioni, Lazio u dha balsam zemrave të tifozëve të saj, duke fituar derbin ndaj AS Romës këtë të diel (1-0).

Të reduktuar në dhjetë lojtarë që nga minuta e 32-të pas përjashtimit të Roger Ibanez, i cili mori dy kartonë të verdhë (9’ dhe 32’), verdhekuqtë u treguan solidë, të ndihmuar mirë nga portieri i tyre Rui Patricio, por u dorëzuan para Mattia Zaccagnit. Ky i fundit përfitoi nga një gabim i Nicola Zalewski për të mashtruar portierin portugez (64’). 

Në një ndeshje të tensionuar, njerëzit e José Mourinhos, të pezulluar nga pankina, menduan se kishin barazuar shpejt, por autogoli i Casale u refuzua për një pozicion jashtë loje nga Smalling (67’). Në fund të ndeshjes, (90’+7) Cristante për Romën dhe Marusic për Lazion, u ndëshkuan me karton të kuq për një konflikt midis tyre.

Ashtu si në ndeshjen e parë (1-0), Lazio e futi në kurth dhe e mposhti armikun e tij, duke u vendosur përkohësisht në vendin e dytë në Seria A. Roma nuk i ka thënë plotësisht lamtumirë Ligës së Kampionëve, por do të duhet të riniset pas pushimit ndërkombëtar, në shtëpi, kundër Sampdorias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll