Lajçak: Kjo javë i është dedikuar e gjitha dialogut, përgatitjet dhanë rezultat
Takimi KOSOVË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është shprehur se kjo javë ka ...
Vuçiç është shprehur se ky urdhërarrest do të shërbejë vetëm për të zgjatur luftën në Ukrainë.
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin do të ketë pasoja të rënda politike. Në një koment të bërë për mediat serbe, Vuçiç është shprehur se ky urdhërarrest do të shërbejë vetëm për të zgjatur luftën në Ukrainë.
“Urdhër-arresti do të ketë pasoja të rënda politike dhe tregon se ka një ngurrim të madh për të folur për paqen (dhe) për armëpushimin në Ukrainë. Pyetja ime është tani që e keni akuzuar për krimet më të mëdha të luftës, me kë do të flisni? A mendoni vërtet se është e mundur të mposhtet Rusia në një muaj, tre muaj apo një vit? Nuk ka dyshim se qëllimi kryesor i Gjykatës (IÇ) është të vështirësojë komunikimin me Putinin,”- tha Vuçiç.
Serbia ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë gjatë gjithë konfliktit dhe është i vetmi shtet europian që nuk ka vendosur sanksione ndërkombëtare kundër Moskës. Gjykata Ndërkombëtare Penale (IÇ) ka lëshuar një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin. BE e ka mirëpritur këtë vendim.
Takimi KOSOVË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është shprehur se kjo javë ka ...
Josep Borrell BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mir&eu...
Karabinierët ITALI- Një çift shqiptarësh janë vënë në pranga nga karabinierët pas një tentative pë...
Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç MALI I ZI- Me shumë mundësi kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DP...
Wolfgang Petritsch KOSOVË- Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën ...
Mali i Zi MALI I ZI- Dalin rezultatet paraprake për zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Malin e Zi. Kandidati presidencial i DPS-s...
Vendi ku ndodhi aksidenti SHBA- Pesë fëmijë të moshës nga 8 deri në 17 vjeç kanë humbur jetën në nj&eum...
Aleksandër Vuçiç, Josep Borrell dhe Albin Kurti TIRANË- Në Shqipëri autoritetet më të larta të vendit p&eu...
Credit Suisse ZVICËR- Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, ka rënë dakord të blejë rivalin e saj Credit Suisse me një m...
Vladimir Putin UKRAINË- Vladimir Putin ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Mariupol, qytet i shkatërruar nga forcat ruse gj...