Bota

Aksident tragjik në SHBA, 16-vjeçari humbet kontrollin e mjetit, vdesin 5 fëmijë

Makina goditi një pemë dhe mori flakë pranë daljes së rrugës Mamaroneck në Scarsdale.

19 Mars 2023, 20:33 Nga F.M
Aksident tragjik në SHBA, 16-vjeçari humbet kontrollin e mjetit,
Vendi ku ndodhi aksidenti

SHBA- Pesë fëmijë të moshës nga 8 deri në 17 vjeç kanë humbur jetën në një aksident tragjik në SHBA. Mediat shkruajnë se një automjet që drejtohej nga një 16-vjeçar ka humbur kontrollin në një autostradë në Westchester, Nju Jork dhe ka dalë nga rruga.

Viktimat janë katër djem e një vajzë që po udhëtonin me një Nissan Rogue që drejtohej nga një 16-vjeçar. Makina goditi një pemë dhe mori flakë pranë daljes së rrugës Mamaroneck në Scarsdale.

Aksidentit i mbijetoi vetëm një djalë 9-vjeçar. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten nën hetim nga Departamenti i Policisë së Qarkut Ëestchester.

aksident ne shba

Sondazh

Poll