Bota

Zgjedhjet në Malin e Zi, mediat: Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë

Vijesti shkruan se bazuar në rezultatet paraprake, askush nuk do të dalë fitues në këtë fazë të zgjedhjeve.

19 Mars 2023, 21:21 Nga F.M
Zgjedhjet në Malin e Zi, mediat: Gjukanoviç dhe Milatoviç
Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç

MALI I ZI- Me shumë mundësi kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Jakov Milatoviç do të garojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vijesti shkruan se bazuar në rezultatet paraprake, askush nuk do të dalë fitues në këtë fazë të zgjedhjeve.

Projeksionet e para të bazuara në rreth 80 për qind të votave të numëruara, tregon se Gjukanoviç ka rreth 35-36 për qind të votave, ndërsa Milatoviç 28-29 për qind të votave.

Mandiç ka ndërmjet 19-20%, Beçiç mbi 11%, Vuksanović Stanković pak mbi tre, Danilović rreth 1.5 dhe Radulović nën një për qind.

zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll