Bota

Zgjedhjet në Malin e Zi, dalin rezultatet paraprake, kryeson Gjukanoviç me 37% të votave

19 Mars 2023, 20:46 Nga F.M
Zgjedhjet në Malin e Zi, dalin rezultatet paraprake, kryeson
Mali i Zi

MALI I ZI- Dalin rezultatet paraprake për zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Malin e Zi.  Kandidati presidencial i DPS-së Milo Gjukanoviç fitoi 37% sipas rezultateve paraprake. Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç fitoi 26,3%, Andrija Mandiç i Frontit Demokratik 20,3%, Aleksa Beçiç i Malit të Zi Demokratik 11,7%.

Kandidati i SDPA-së Draginja Vuksanović Stanković fitoi 2.8%, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Danilović 1.2% dhe influenceri Jovan Radulović Jodžir 0.7%.

Nëse asnjë kandidat nuk merr numrin e duhur të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, pra më 2 prill. Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave

zgjedhjet ne malin e zi milo gjukanovic

Sondazh

Poll