Bota

Arrihet marrëveshja! Banka gjigante zvicerane blen rivalin e saj Credit Suisse

Banka shtoi se do të "siguronte stabilitetin financiar dhe do të mbronte ekonominë zvicerane".

19 Mars 2023, 19:47 Nga F.M
Arrihet marrëveshja! Banka gjigante zvicerane blen rivalin e saj Credit
Credit Suisse

ZVICËR- Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, ka rënë dakord të blejë rivalin e saj Credit Suisse me një marrëveshje emergjente që synon të frenojë panikun e tregut financiar të shkaktuar nga dështimi i dy bankave amerikane në fillim të këtij muaji.

“UBS njoftoi sot marrjen e Credit Suisse”, tha Banka Kombëtare e Zvicrës në një deklaratë. “Ky përvetësim u bë i mundur me mbështetjen e qeverisë federale zvicerane, Autoritetit të Mbikëqyrjes së Tregut Financiar Zviceran dhe Bankës Kombëtare të Zvicrës”, shtoi banka qendrore.

Banka shtoi se do të "siguronte stabilitetin financiar dhe do të mbronte ekonominë zvicerane".

UBS ofroi deri në 1 miliard dollarë (820 milion £) për Credit Suisse.

Credit Suiise njihet si bankë globale e investimeve dhe menaxhon asetet e klientëve shumë të pasur. Por institucioni 167-vjeçar pësoi humbje të mëdha pasi u përball me një sërë problemesh vitet e fundit, përfshirë akuzat për pastrim parash.

credit suisse

Sondazh

Poll