Bota

Lajçak: Kjo javë i është dedikuar e gjitha dialogut, përgatitjet dhanë rezultat

Lajçak theksoi se të dy liderët u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes.

19 Mars 2023, 22:04 Nga F.M
Lajçak: Kjo javë i është dedikuar e gjitha dialogut,
Takimi

KOSOVË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është shprehur se kjo javë ka qenë e gjitha dedikuar dialogut mes dy vendeve. Në një postim në Facebook, Lajçak theksoi se të dy liderët u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes.

“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin për dialogun e nivelit të lartë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit tonë, diskutuam për aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Derisa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për takimin dhe rrugën përpara. Më erdhi mirë kur pashë se shumica e tyre ishin në mbështetje të Marrëveshjes dhe rëndësisë së saj. Pas 12 orësh negociatash intensive, të dy u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat,”- shkruan ai në postim.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll