19 Mars 2023, 19:20
Nga DOSJA
Vladimir Putin
UKRAINË- Vizitat e fundit të Presidentit rus Vladimir Putin në Krime dhe Mariupol u përzgjodhën për t’i dërguar mesazhe Perëndimit dhe popullit rus, thotë një ekspert për Rusinë dhe Evropën Lindore. Vizitat u bënë menjëherë pas lëshimit të fletëarrestit për udhëheqësin rus nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Zoti Putin vizitoi qytetin e pushtuar Mariupol, për herë të parë që kur Moska e aneksoi ilegalisht në shtator. Ai shkoi aty pasi vizitoi Krimenë të shtunën, për të shënuar nëntë vjetorin e aneksimit të këtij gadishulli ukrainas në Detin e Zi. Këto vizita u bënë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus, duke e akuzuar atë për krime lufte.
“Me shfaqjen në Krime dhe në Mariupol, ai po përpiqet të dërgojë dy mesazhe të rëndësishme, si për Perëndimin, ashtu edhe për popullin rus”, thotë Mark Voyger, ish-këshilltar special për çështjet ruse dhe euroaziatike.
Presidenti rus shkoi edhe tek komanda e forcave ruse në qytetin Rostov-on-Don, ku u takua me oficerët më të lartë, i shoqëruar nga shefi i shtabit Valery Gerasimov.
“Për Perëndimin ky është një mesazh sfide... Pra ai po tregon se nuk ndjehet fajtor dhe në thelb kërkon të tregojë se është mbi këto zhvillime ligjore”, thotë zoti Voyger.
Pavarërisht fletëarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, analistët thonë se nuk ka gjasa që të anulohet takimi i planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping.
“Mendoj se në këtë rast, përkatësia ideologjike dhe bashkërendimi i interesave me zotin Putin dhe një shpërqëndrim i vëmendjes së Perëndimit në zona larg Tajvanit dhe Azisë Lindore, mund t’i shërbejë më mirë interesave të zotit Xi”, thotë zoti Voyger.
Analistët thonë se qëllimi kryesor i vizitës së presidentit Putin është që t’i tregojë popullit rus se i ka gjërat nën kontroll.
Marrë nga VOA
vladimir putin lufta ukraine-rusi
Bota
19 Mars 2023, 18:23
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Europian ka publikuar përmbajtjen e aneksit të marrëveshjes për të cilën u zhvillua dia...
Bota
19 Mars 2023, 17:59
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Në një...
Bota
19 Mars 2023, 17:43
F.M
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se lëvizjet e dronëve amerikanë javën e kaluar mb...
Bota
19 Mars 2023, 17:25
F.M
Joe Biden
KOSOVË- Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për normalizi...
Bota
19 Mars 2023, 17:10
F.M
Gruri ukrainas
UKRAINË- Rusia ka derdhur grurin ukrainas në një nga rrugët që të çojnë në Mariupol, vendi q&...
Bota
19 Mars 2023, 16:48
F.M
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përballet me votëbesim ditën e nesërme. Reuters shkruan se t&e...
Bota
19 Mars 2023, 16:43
F.M
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se nuk ka asnjë pritshmëri nga Serbia edhe pas takimit...
Bota
19 Mars 2023, 16:21
Albin Kurti
KOSOVË- Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e...
Bota
19 Mars 2023, 15:43
F.M
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se të shtunën, më 25 mars...
Bota
19 Mars 2023, 15:00
A.B
Rexhep Tahiri
KOSOVË- Personi në foto është Rexhep Tahiri, viktima e atentatit të ndodhur një ditë më parë...