Bota

Takimi në Ohër, Shtëpia e Bardhë: Palët të nisin sa më shpejt zbatimin e detyrimeve

Shtëpia e Bardhë shton se kjo marrëveshje do normalizojë marrëdhëniet mes vendeve.

19 Mars 2023, 17:25 Nga F.M
Takimi në Ohër, Shtëpia e Bardhë: Palët të nisin
Joe Biden

KOSOVË- Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, edhe pse palët nuk nënshkruan dokument. Në një reagim të bërë nga Adrienne Ëatson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Jake Sullivan shkruhet se palët duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur zbatimi i detyrimeve.

“Mirëpresim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe shtyjmë palët të nisin sa më shpejt të jetë e mundur zbatimi i detyrimeve,”- thuhet në postim.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.

shtepia e bardhe jake sullivan

Sondazh

Poll